Kodime

Zgjidh një shërbim

Para blerjes

Kontroll FULL i makinës para ose pas blerjes

Kontroll kilometrash, diagnostikim elektronik, test rrugë dhe verifikim i gjendjes së përgjithshme — sill makinën te ne ose vijmë te ju.

Informacion

Kontrolli FULL është shërbimi më i plotë që ofrojmë për blerësit e makinave të përdorura — kombinon diagnostikim, kontroll KM dhe test praktik.

Kontroll KM në module

Lexojmë centralinat e makinës për të zbuluar manipulime kilometrash — jo vetëm në kroskot, por edhe në motor, kambio, ABS dhe EZS.

Diagnostikim elektronik

Skanojmë makinën me mjete profesionale për kode gabimi, probleme në module dhe sinjale që shitësi mund të mos i përmendë.

Test rrugë dhe gjendje

Testojmë makinën në rrugë për të verifikuar sjelljen e motorit, kambios dhe sistemeve të tjera në kushte reale.

Vijmë te ju ose ju na vini

Mund të sillni makinën në servisin tonë në Tiranë, ose të organizojmë kontroll në vendin ku ndodhet makina — na kontaktoni për detaje.

Në servis — Tiranë

Kontroll Centralina (Fizik)

Lexojmë modulet e makinës, krahasojmë kilometrat dhe të dhënat e regjistruara për të zbuluar mospërputhje para blerjes.

  • Kroskot, motor, kambio, ABS, EZS
  • Përllogaritje orë pune në disa module
  • Diagnostikim profesional në vend
Online — kmcheck.com

Kontroll KM me shasi / VIN

Kërko historikun e makinës online: kilometra, aksidente, titull, datat e regjistrimit dhe sinjale të tjera të raportit.

  • Kontroll i shpejtë nga VIN / shasia
  • Ideal para se të vizitosh servisin
  • Kombino me kontroll fizik për siguri maksimale
Na kontaktoni

Rezervoni shërbimin tuaj në Tiranë

Për rezervime dhe pyetje, na shkruani në Instagram — përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur.

@kodime_testime_makinash